Prishtina Mall një vend për të gjithë, rrëfimet si u arrit ky megaprojekt

Drejtori ekzekutiv i Prishtina Mall, Alvaro Antonio Kosta, ka deklaruar se për të arritur ketë projekt kanë punuar fuqishëm.

“Kjo është me mbi 200 dyqane, që sillet nga moda deri te teknologjia me një ofertë mjaft të pasur gastronomike. Ka kinema moderne në Evropën Juglindore, mund të shihni të gjitha këto. Dua të ju them që presim nga ju të ju mirëpresim në të ardhmen e afërt dhe ne ju mirëpresim dhe në ngjarjen e inaugurimit dhe ngjarjen e madhe”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Prishtina Mall, Alvaro Antonio Kosta.

Ndërsa realizatori, Fatmir Zymberi, ka thënë se për të ardhur kjo ditë ka punuar shumë së bashku me bashkëpronarët e tjerë që nga vitit 2010, si dhe është shprehur se është i lumtur që kanë bërë gati Prishtina Mall për hapje.

“Besoj se mund ta imagjinoni se sa i lumtur jam sot, unë bashkë me gjithë bashkëpronaret e mi, erdh kjo ditë që kemi punuar shumë. Ka qenë një ëndërr e kahmotshëm. Kemi filluar me punuar që nga viti 2010, ka qenë vendi se ku do ndërtohet, për hirë të madhësisë e komunikimit që me mujt që në atë pozicion të përfshihen shumë gjëra”.

“Ajo ide ka filluar me blerjen e tokave dhe në vitin 2017 ka filluar kjo. Dhe duke parë se çka mungon në rajon, Qendra tregtare të jetë një qendër argëtimi, dhe që ka për të bërë blerje e me pas ushqim, e me i përfshi të gjitha me një vend. Kosova si shtet i ri e dimë se një kohë bukur e gjatë Kosova ishte me mangësi të kompanive të mëdha me e realizuar një projekt të tillë”, ka theksuar realizatori, Fatmir Zymberi.

Ndërsa, sipas tij për të arritur në këtë projekt i është dashur edhe kontakti me kompani ndërkombëtare.

“Dhe ne u detyruam të biem në kontakt me kompani ndërkombëtare dhe së bashku me kompaninë projektuese u bëmë bashkë dhe konkretizuam këtë ide. Ndërtimi ka filluar me 5 mars 2020, para pak dite janë bërë 3 vjet, ka qenë një sfidë e madhe, diçka e pamundshme, ideja është se njeriu krijon ide të pamundshme për t’i bërë të mundshme”, ka sqaruar ai.

Më tej, Alban Dudushi ka thënë se i ka uruar të gjitha gratë për 8 mars duke i prezantuar ambientet miqësore të Prishtina Mall-it.

“Dua të ju uroj ditën e grave është edhe dita e realizimit të një ëndrre qe do keni mundësi ta shikoni, një ëndërr që ka bërë bashkë disa prej investitorëve të fuqishëm në Kosovë”.

“Një objekt që për nga veçantia është një ndër investimet më të rëndësishme të Ballkanit, Janë mbi 200 brende, është këndi i ushqimit që ka një gand, dhe është një ambient për familjarë, janë 11 mijë e 200 metra katror. Këtu gjendet edhe me 15 salla të kinemasë dhe kinematë më prestigjioze dhe ka cilësi të tilla”, ka përfunduar ai.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika