Prishtina Mall organizon Halloween-in më të madh në Kosovë: Festa që nuk duhet humbur! – Të gjitha aktivitet falas

A jeni gati për një eksperiencë të paharrueshme këtë Halloween? Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe në rajon, ka përgatitur një festë unike për të gjithë vizitorët më 31 Tetor, nga ora 16:00 deri në 20:00.

Aktivitete të frikshme dhe argëtuese për fëmijët, face painting për të gjithë të vegjlit, maskota, si dhe stacione “Trick or Treat” të vendosura në pika të ndryshme të qendrës janë vetëm disa nga surprizat që Prishtina Mall ka përgatitur për këtë natë speciale. Të gjitha këto aktivitete synojnë të sjellin një atmosferë që i ngjan Halloween-it tradicional, duke e kthyer Prishtina Mall në destinacionin kryesor për të gjithë të apasionuarit pas kësaj feste.

Për të gjithë ata që duan të kalojnë një pasdite ndryshe dhe të shijojnë frymën e Halloween-it, Prishtina Mall është vendi ideal për të krijuar kujtime të bukura me familjen dhe miqtë. Mos e humbisni këtë ngjarje të madhe.

Destinacioni yt për Halloween, Prishtina Mall!

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika