Prishtina miraton vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë 75 euro

Këtë të enjte, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për falje të tatimit në pronë në vlerë 75 euro.

Ky propozim u miratua me 28 vota pro dhe asnjë abstenim.

Në seancën e kuvendit komunal, në të cilën nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së dhe as kryetari Përparim Rama, partitë politike u dakorduan që shuma e falur për tatimin në pronë të jetë 75 euro, e jo 100 sa ka qenë mundësia e paraparë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Nora Kelmendi, ka thënë se tatimpaguesit që kanë paguar faturën e tatimit në pronë për këtë vit, shuma e falur do t’i llogaritet si paradhënie për vitin 2024.

“Miratohet vendimi për faljen e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023. Falja e tatimit për pronën e paluajtshme vlen për të gjithë tatimpaguesit e kryeqytetit për vitin tatimor 2023. Shuma për faljen e tatimit në pronë do të jetë jo më shumë sesa 75 euro. Në rast se tatimpaguesit kanë paguar faturën e tatimit për pronën e paluajtshme për vitin 2023, shuma e falur llogaritet si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë Kelmendi.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi shtatë ditë pas publikimit në uebfaqen e komunës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika