Prishtina: Në arkivat e Vatikanit qëndron thesari dhe sekreti i kombit tonë shqiptar

Mehmet Prishtina, drejtor i fondacionit “Hasan Prishtina”, thotë që thesari dhe sekreti i kombit tonë shqiptar qëndron në arkivat e Vatikanit

Kryetari i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka folur për koncertin që është mbajtur në Vatikan si dhe për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Papën.

Prishtina tha që ka shumë dokumente që na duhen, por po na mungojnë studiues.

“Mark Palikaj është duke marrë pjesë si studiues me një pjesë të studimeve dhe unë uroj që gjithë studiuesit të përkushtohen sa më shumë arkivave të Vatikanit, sepse aty qëndron thesari dhe sekreti i kombit tonë shqiptarë”, u shpreh Prishtina.

Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, gjithashtu, tregoi pritshmëritë e tij në lidhje se a do ta njohë Vatikani si shtet Kosovën. Ai tha që deri sa të jetë Papë Françesku.

“Por jam i bindur se në një të ardhme të afërt kur do bëhet edhe ndërrimi i posteve, Vatikani do ta njohë shumë shpejt Kosovën”, ka thënë Prishtina.

Gjithashtu, Prishtina thekson se pavarësisht shëndetit të ligë të Papës, ai prapë realizoi takim me kryeministrin Albin Kurti. E kur u pyet se a e ka veçuar Papa kryeministrin Kurti, ai tha se këtë pyetje “ju sygjeroj t’ia parashtroni kryeministrit Albin Kurti”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika