“Prishtina Parking”, operatorit ekonomik i paguan vetëm 15 për qind të të hyrave

Ndërmarrja "Prishtina Parking" ka sqaruar se do t’i paguajë Operatorit Ekonomik 15 për qind të të hyrave për çdo shërbim që kryen

Të premten e 19 gushtit, Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. ka njoftuar se lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750 mijë euro.

Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 për qind të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

“Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100 euro, nga kjo shumë 15% e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Po ashtu, më tutje thuhet se në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Njoftimi nga “Prishtina Parking”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika