Së shpejti do të ketë një rregullore për trotinetët elektrik të cilët përdoren nga shumë qytetarë në kryeqytetin e Kosovës, ku përmes kësaj rregulloreje do të licensohen kompanitë private, ka thënë për Portali D nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
”Jemi duke e përgatitur rregulloren, në mënyrë që përmes saj t’i licencojmë kompanitë private të cilat kanë interes të japin këtë shërbim.’’
Këto kompani private do të kenë licensa në rast se kanë interesim që të ofrojnë këtë shërbim të E-Scooters.
”Të gjitha detajet do të theksohen në rregullore, e cila shpejtë del në diskutim publik’’.
”Po, do të jipen me qira trotinetet, dhe do të kenë një çmim simbolik për km’’, ka thënë Zogaj.
Skuterët elektrikë të cilët janë në dispozicion për vite me radhë, mund të shkojnë nga 15mph deri në 25km/h, kur të mbërrini në destinacionin tuaj ju do e keni të lehtë parkimin e tyre pasi që skuterët palosen dhe ju mund t’i merrni me vete brenda në objekt.
Keta skuterë kërkojnë më pak përpjekje fizike për shkak se nuk do ju duhet të përdorni fuqinë tuaj për ngasjen e tyre, siç bëni në biçikleta.
Skuterët elektrikë kanë një sërë pjesësh të ndryshme, por më kryesoret janë: bateritë, frenat, kontrolluesi, kuverta, timoni, dritat, motori, trungu, pezullimi dhe gomat.
Krahasuar me biçikletat, skuterët elektrikë janë më të lëvizshëm dhe më të lehtë që të përdoren nëpër rrugët e qytetit.