Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina tashmë është zgjedhur ”Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai është pjesëmarrës në këtë ceremoni së bashku me drejtorin për Sport, Granit Rugova dhe sportisten e skijimit, Kiana Kryeziu.
Titulli i Kryeqytetit Evropian të Sportit është një njohje e një rekordi të jashtëzakonshëm sportiv që meriton të theksohet në nivel evropian.