Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, policia konfiskon fishekë, dokumente e kartela bankare

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje. Policia e Kosovës në çantën e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha e të tjera

Ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, të enjten rreth orës 16:40.

Në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit.

“Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika