Prishtinë: Një veturë dëmtohet nga një mjet shpërthyes

Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë , një veturë është  dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes

Vendi i ngjarjes

Në rrugën “Dalmatët” në qytetin e Prishtinës rreth orëve të para të mëngjesit, është dëmtuar një veturë, ku dyshohet se ka qenë një mjet i dyshuar shpërthyes, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,  dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që  nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika