Prishtinë: Paralajmërohet për rritje të çmimit të biletës në 50 centë

Kryeqytetit do t'i shtohen edhe 50 autobusë të rinjë dhe numri i përgjithshëm i tyre do të arrijë në 161, ku 6 deri në 8 mendohet të jenë elektik. Ndërsa me shtimin e autobusëve edhe bileta do të ngritet nga 40 në 50 centë

Ilustrim

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka njoftuar se numri i autobusëve në kryeqytet do të arrijë në 161 dhe se bileta e autobusit do të rritet në 50 centë.

Ndërkaq, Ndërmarrja ‘Trafiku Urban’, ka thënë se në kryeqytet oepron me 50 autobusë dhe pritet t’i shtohen edhe 30 të tjerë.

Por, Musliu, ka shtuar se me blerjen e autobusëve të rinjë edhe bileta do të rritet nga 40 në 50 centë, njofton ekonomia online.

Ndërsa në kryeqytet do të operojnë edhe minibusët me kërkesë të disa zonave rurale të cilët kanë mungesë të transportit publik. Minibus të cilët do të përdoren edhe brenda qendrës në kryeqytet.

Ndryshe, prej 30 autobusëve të rinjë që pritet të operojnë në Prishtinë 6 deri në 8 prej tyre mendohet të jenë elektrik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika