Priten protesta nga veteranët e UÇK-së

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se disa veteranë të UÇK-së janë duke kërkuar protesta, shkaku i Projektligjit për pagën minimale në të cilën nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po kërkojnë protesta. Të paktën kështu po thotë ushtruesi i detyrës i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Faton Klinaku.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka kërkesa të vazhdueshme të veteranëve për të protestuar.

Klinaku i ka ftuar ata që të rrijnë gati dhe ka bërë të ditur se është duke bërë takime me degët e OVL-së, për organizimin e mundshëm të një proteste në coftë se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Kjo organizatë po e kundërshton ndryshimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës, që do t’i shkëpuste pensionet e  veteranëve të luftës nga rritja e pagës minimale.

Klinaku është shprehur se nësë një gjë e tillë bëhet nga Qeveria e Kosovës, do të ketë protesta masive.

“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka thënë ai.

Tutje Klinaku ka bërë të ditur se për këtë çështje  janë në kontakt me përfaqësues të pozitës dhe opozitës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika