Pritet që Lajçak gjatë javës së ardhshme të vijë në Kosovë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet që i dërguari Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të jetë për vizitë në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet që i dërguari Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeziu ka thënë se në Kosovë do të ketë vizita edhe të zyrtarëve të qeverisë gjermane dhe franceze.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

“Besoj se do të jenë përveq në shërbim të planit evropian dhe në shërbim të takimit të radhës të nivelit të lartë, i cili mbetet ende të caktohet”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka potencuar se këto takime janë në kuadër dhe të intensifikimit të procesit duke shtuar se për këtë janë dakord.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika