Pritet rikthimi i Stephen Curry ndaj Denver Nuggets

Stephen Curry i Golden State Warriors

Stephen Curry i Golden State Warriors, pas një lëndimi që pësoi në këmbë, është në rrugën e duhur për t’u rikthyer kundër Denver Nuggets.

Pas lëndimit që pësoi kundër Boston Celtics, derisa po luftonte për një top të lirë, ishte përplasur me Marcus Smart, Curry ka humbur 12 ndeshjet e fundit të sezonit.

Shams Charania i The Athletic përmes Twitter-it ka raportuar se ai pritet të kthehet në ndeshjen kundër Nuggets.

Rikuperimi i Curry-it nga një ndrydhje e këmbës së majtë, do të jetë një nxitje e madhe për Warriors të cilët, deri më tani, ishin mbështetur te Klay Thompson si golashënuesi i tyre me përvojë të lartë.

Curry, shënoi mesatarisht 25.5 pikë, 6.3 asistime dhe 5.2 kërcime në 64 ndeshje.

Këtë sezon ai theu rekordin e të gjitha kohërave të NBA-së për më së shumti 3 pikësha të realizuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika