Pritet takimi në mes të Kurtit dhe Krasniqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ndërkohë që krerët e LDK-së dhe AAK-së kanë refuzuar ftesën për takim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet këtë të hënë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, i cili ishte i vetmi nga tre liderët opozitarë që e ka pranuar ftesën për takim.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.

Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën për këtë takim, duke theksuar dallimet në prioritetet politike.

Ndonëse ftesa në takim u shkoi të gjithëve për një darkë pune lidhur me plotësimin e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, vetëm Krasniqi personalisht është përgjigjur pozitivisht për pjesëmarrje, ndërsa, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se me këto tema merren krerët e grupeve parlamentare dhe jo kryetarët e partive.

Refuzimet për takime të liderëve të partive opozitare shihen si krejt normale.

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjë temë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.

Liderët e LDK-së dhe AAK-së, s’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika