Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet nga Kosova drejt Gjermanisë pritet të anulohen gjatë ditës së sotme për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane.
Sipas njoftimit, kjo situatë prek të gjitha aeroportet gjermane ku ka linja direkte nga Kosova.
“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.