Pritet të mbahet konferenca e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishele Pikar, e ka caktuar 16 shkurtin datë të mbajtjes së konferencës në çështjen e Salih Mustafës dhe konferenca pritet të fillojë nga ora 10:00

Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishele Pikar, ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës në çështjen e Salih Mustafës.

Sipas njoftimit, konferenca pritet të mbahet të enjten e 16 shkurtit 2023, në orën 10:00.

Ndërsa, Gjykata e ka urdhëruar mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, që nga dhjetori i vitit 2022 është në Hagë, që u dënua më 26 vjet burgim.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, kështu pati deklaruar kryetarja e trupit gjykues në ditën kur u shqiptua dënimi ndaj Mustafës.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika