Pritet të mblidhen katër komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të premte mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Këtë të premte, në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare.

Komisioni Hetimor Parlamentar do të shqyrtojë menaxhimin e punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite është edhe hartimi i planit të punës së komisionit.

Mbledhje gjithashtu kanë edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Ndërsa, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal fillon mbledhjen, po ashtu, në orën 10:00.

Në rend është edhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nga ora 13:00, ka dëgjim publik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika