Pritet të përcaktohet finalisti tjetër në konkurrencën e femrave në hendboll

Në ndeshjen e fundit të gjysmëfinales së play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll për femra, ekipi i Ferizajt do të takohet me ekipin e Vushtrrisë për të përcaktuar finalistin. Rezultati aktual është 1-1 pas dy ndeshjeve, dhe skuadra fituese do t'i bashkohet Istogut në finale

Foto: FHK

Këtë të martë, me fillim nga ora 18:00, luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj do të takohen ekipi i Ferizajt dhe ai i Vushtrrisë. Pas dy ndeshjesh rezultati është 1-1 dhe skuadra fituese i bashkohet Istogut në finale.

Skuadra vendase kishte fituar ndeshjen e parë në Ferizaj, me rezultat 25-18. Të shtunën në Vushtrri, vendasit fituan me rezultat 23-22.

Kështu finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë. Priten hendboll i mirë dhe ndeshje interesante, ka raportuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.

Te hendbollistët, në finale takohen Besa Famgas e Trepça. Ndeshja e parë është në fundjavë në Pejë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika