Pritet të publikohen statistikat e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut

Enti Shtetëror i Statistikave, sot (e mërkure) më 30 mars, do t’i publikojë të dhënat për vitin 2021 nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, 2021, i cili është realizuar nga data 5 deri më 30 shtator 2021.

Për këtë do të flasin drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, zëvendësdrejtori, Ilmi Selami, dhe eksperti ndërkombëtar nga Sllovenia, Danilo Dolenc.

Regjistrimi i vitit 2021 është i pari në shumë parametra, i pari në dy dekada, në një i pari në një pandemi, në një metodë të kombinuar, dhe i pari që rendit diasporën.

No description available.

Ky regjistrim gjithashtu është konsideruar nga EShS si i suksesshëm pavarësisht nga të gjitha sfidat dhe rrethanat pandemike.

Drejtori i EShS-së, Apostol Simovski, në një paraqitje të së martës ka deklaruar se regjistrimi, përkundër të gjitha sfidave, është një prezantim dhe prerje e plotë, e saktë dhe precize e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Publikimi i të dhënave do të bëhet sipas grupeve të të dhënave.

Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të familjes, numrin e banesave dhe numrin e familjeve.

No description available.Ndërsa grupe të dhënash do të publikohen për karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë, strehimin dhe familjet.

Pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë më 30 shtator të vitit të kaluar, EShS kishte publikuar në faqen e saj zyrtare se janë regjistruar gjithsej 1 milion e 832 mijë e 696 persona, se janë regjistruar 568 mijë e 175 amvisëri dhe 837 mijë e 255 banesa.

Ndërsa, jashtë shtetit sipas EShS, janë 204 mijë e 805 persona që janë vetëregjistruar.

Regjistrimi i vitit 2021 është kryer nën protokolle të rrepta shëndetësore dhe në kushte të pandemisë Covid-19, sipas një metodologjie të re të EUROSTAT-it, ku për herë të parë është kombinuar një model, përveç mbledhjes së të dhënave direkt nga popullata në terren, të dhëna si databaza e pararegjistrimit, ku me futjen e numrit të identitetit të qytetarit në aplikacionin e regjistrimit, tërhiqeshin automatikisht të gjitha të dhënat që ekzistojnë për atë person në bazat e të dhënave në vend.

Në vitin 2002 është mbajtur regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga ai regjistrim kishte dalë se popullsia e përgjithshme ishte 2 milion e 22 mijë e 547 persona. Gjithashtu, sipas rezultateve kishte 564 mijë e 296 familje dhe 698 mijë e 143 banesa.Sipas përkatësisë etnike thuhej se maqedonas ishin 1 milion e 297 mijë e 981 ose 64.17%, shqiptarë 509 mijë e 83 ose 25.17%, turq 77 mijë e 959 ose 3.85%, romë 53 mijë e 879 ose 2.66%, serbë 35 mijë e 939 ose 1.78 %.

No description available.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej nëntë regjistrime, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002 dhe ky i vitit 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika