Fabrika e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupol-it, u vu nën zjarr pasi rreth 100 civilë u evakuuan të dielën.
Sipas një ushtari ukrainas, qindra civilë ukrainas e dhjetëra prej tyre të plagosur janë ende të bllokuar në rrënojat e uzinës.
Qeveria ukrainase do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Mariupol-i edhe të hënën e 2 majit , duke filluar rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, ka thënë Këshilli i Qytetit të Mariupol-it.
Evakuimet u ndërprenë të dielën mbrëma për “arsye sigurie”, përcjell CNN.
Pas një periudhe të rrallë qetësie që lejoi evakuimin e rreth 100 civilëve, kompleksi i çelikut Azovstal u vu sërish nën zjarrin rus të dielën mbrëma.
Është e paqartë nëse bombardimi i ri do të rrezikojë fazën tjetër të evakuimit, që pritet të ndodh gjatë ditës së sotshme (e hënë).
Përpjekjet për evakuim po koordinohen nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Ndërsa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda.
Ajo të shtunën, është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, duke thënë më pas gjatë vizitës së një delegacioni të Kongresit në Poloni se vizita dërgoi “një mesazh të pagabueshëm për botën: se Amerika qëndron me vendosmëri me aleatët tanë të NATO-s në mbështetjen tonë për Ukrainën”.
Të dielën Rusia ka bombarduar qytetin e Kharkiv-it, ku tre persona është raportuar se janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.
Sipas Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale, ka thënë se forcat ruse janë përpjekur të avancojnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, ku një pjesë të madhe të saj ata pushtuan qysh një muaj më parë.
Nga ana tjetër në rrjetet sociale, janë publikuar pamje nga një zjarr i madh në një zonë afër qytetit Belgorod në Rusi pranë kufirit me Ukrainën.
Guvernatori i rajonit të Belgorod-it, Vyascheslav Gladkov, ka thënë në Telegram se zjarri ka përfshirë një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell CNN.