Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metrash për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa në Muçibabë pritja tani është deri në 10 minuta.
Kolona e veturave për në dalje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë është deri në 100 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.