Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Vazhdojnë ngarkesat e larta dhe pritjet e gjata në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë në mes të Kosovës dhe Serbisë

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Pika kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë, vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson hyrjen dhe daljen në territorin e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet për në hyrje te Dheu i Bardhë zgjasin 30 minuta, ndërkaq në dalje prej 45 deri në 60 minuta.

Ndërsa, sa i përket pikëkalimit kufitar në Merdarë, pritjet për hyrje zgjasin 15 deri 20 minuta, ndërkaq për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet zgjasin 45 deri 60 minuta.

Kolona në hyrje të kësaj pike raportohet të jetë te Dheu i Bardhë nga 100 metra për hyrje, po ashtu edhe për dalje.

Kolona për hyrje në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë arrijnë deri në 100 metra kolonë, ndërsa për dalje 150 deri në 200 metra kolonë.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika