Vazhdon të jetë prezent fluksi i madhi i veturave dhe njëherësh, edhe radhët e gjata të pritjes në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Te Dheu i Bardhë, kolona e veturave raportohet të jetë 700 metra në hyrje ndërsa rreth 200 metra më pak në dalje.
Që të dyja në afat kohor prej 1 orë pritjeje.
Ndërkaq në pikën kufitare Merdarë, pritjet për hyrje-dalje janë deri në 30 minuta.
Për dallim nga pika kufitare e Dheut të Bardhë, në hyrje nuk raportohet për kolonë të veturave kurse në dalje, kolona është 30 metra.
Pritja vazhdon në pikën tjetër kufitare në Muçibabë.
Aty shënohen pritjet prej 40 minutash, ndërsa radha e kolonës së veturave është 500 metra.