Pritje gati 4 orë në Merdar për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare të Merdar, qytetarët po përballen me pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, me një kolona që arrin 2000 metra

Foto ilustruese

Pritjet e gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në tri orë e 40 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 10:00 të mëngjesit, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë rreth 2000 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, situata është më e qetë, me pritje deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona atje arrin rreth 200 metra.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare nuk ka raportime për pritje, as për hyrje dhe as për dalje nga Kosova.

Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.

Për më shumë informacion, mund të klikoni KËTU.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika