Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat më të fundit për pritjet në pikat kufitare të Kosovës.
Aktualisht, koha më e gjatë e pritjes është regjistruar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku qytetarët duhet të presin rreth 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë minimale, duke u llogaritur mesatarisht nga 3 deri në 5 minuta.