Pritje mbi njëorëshe në Merdarë e te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në mëngjesin e së enjtes ka pasur pritje mbi njëorëshe në dalje të pikave kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare me Serbinë, si Dheu i Bardhë dhe Merdarë, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së enjtes së 10 gushtit.

Në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë deri në 80 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve deri në 300 metra.

Ngjashëm edhe në dalje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet në dalje janë deri në 80 minuta, ndërkaq kolonat raportohet të jenë deri në 300 metra.

Ndërkaq, në hyrje të këtyre dy pikave kufitare, pritjet janë deri në 10 minuta.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare nuk raportohet të ketë pritje apo kolona të automjeteve.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika