Pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë: Kolona deri në 900 metra në Merdare

Ilustrim

Qytetarët që udhëtojnë drejt Serbisë po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila ka përditësuar të dhënat në orën 17:13, kolona në pikën kufitare të Merdarit ka arritur deri në 900 metra, me një kohë pritjeje që shkon deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës.

Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë situata është e ngjashme, me pritje deri në 1 orë dhe kolona deri në 400 metra. Në Jarinjë, udhëtarët po presin deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova.

Në pikat e tjera kufitare të vendit, si për hyrje ashtu edhe për dalje, aktualisht nuk raportohen pritje.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika