Pritjes i erdhi fundi, kosovarët udhëtojnë pa viza në Evropë

Dhjetëra aeroplanë me udhëtarë gjatë ditës nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë aderuar në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian. Për herë të parë qytetarët me pasaportë biometrike me vulë të Republikës së Kosovës e shfrytëzuan të drejtën e udhëtimit pa viza për në zonën Schengen. Ata kryesisht po shkojnë për t’i vizituar familjarët duke e mirëpritur vendimin që i shmang pritjet në ambasada për termine e pagesat e shumfishta

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, me profesion është inxhinier i elektroteknikës, mban pozitën e kryeministrit por për disa çaste e luajti rolin e kapitenit në njërin nga aeroplanët që po fluturonte nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Është hera e parë që udhëtohet pa viza për në Bashkimin Evropian prej kur Kosova është shpallur shtet.

Heqja e regjimit të vizave është lajm i mire edhe për Riza Bajramin, i cili pret t’i shpeshtojë vizitat tek dy vajzat dhe djali.

“Para 4-5 viteve kur ma kanë dërguar një garancion, mu ka dashtë me shku në ambasadë me prit në rend e me muaj me e marrë vizën. E kështe, pardje më ka lajmëru vajza më tha ta kam pagu bileten, ta kam rezervu, tha nisu, papritmas, a po e sheh se sa lehtë”, ka thënë Riza Bajrami, Pensionist në Kosovë.

Valixhen nëpër aerporte për 27 vjet e ka bartur edhe Skender Sfarqa nga Ferizaj për në Gjermani. Fort optimist se një ditë do të kthehet përgjithmonë në Kosovë, Sfarqa i’u bënë thirrje të rinjëve që para se të mendojmë largimin për në Evropë të kërkojnë mundësitë në vendlindje.

“Nuk jam shumë optimist që munden me e gjetë veten, ashtu lehtësisht qysh mendojmë ne. Kështu që unë ka 10 ditë që jam në Ferizaj, edhe nuk kam pa shumë interesim të madh të njerëzve, të të rinjëve që e shohin se e kanë një andërr që me ardh atje”, ka shtuar Skender Sfarqa, Bashkatdhetar nga Gjermania.

Bashkë me Sfarqën për në Gjermani për vizitë do të udhëtojnë edhe nipi me motrën e tij.

Nga aeroporti i Prishtinës për në Vjenë të Austrisë udhëtuan edhe 50 qytetarë të cilët përfituan nga nga në kuiz i organizuar nga Qeveria dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të fushatës informuese për rregullat për zonën Schengen.

Udhëtim të këndshëm e më pas disa porosi ua përcollën shefi i Qeverisë me shefen e politikës së jashtme.

“…Këtë të drejtë të fituar me vështirësi duhet ta gëzojmë me përgjegjësi, të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu vlerësojmë dhe lartësojmë shtetit tonë. Kudo që të udhëtojmë të kujtojmë e kurrë mos të harrojmë që shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur”, ka porositur Albin Kurti, Kryeministër.

“…Pra nuk ka më burokraci të panevojshme, por do të ketë mundësi në shtete e zonës Schengen të vizitoni familjarët  tuaj, jo vetëm vizita private, por edhe bizneset do të kenë mundësi të zgjerojnë fushën e tyre të aktivitetit , të sjellin investime më të mira dhe më të qëndrueshme, studentët dhe të rinjtë do të kenë mundësi…”, ka thënë Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike për 90 ditë brenda gjashtë muajve mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë në shtetet anëtarë të zonës Schengen, në përjashtim të Spanjës.

 

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika