Pritjet deri në 1 orë e gjysmë për dalje nga Merdari

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ilustrim

Merdari vazhdon të jetë pika më e ngarkuar kufitare për dalje nga territori i Kosovës.

Të mërkurën e 24 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 80-90 minuta, kurse kolona e automjeteve raportohet të jetë 400-500 metra.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 30-40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 200 metra.

Kurse në dalje të pikës kufitare, në Mutivodë, pritjet janë deri 20-30 minuta.

Sa i përket pikave tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata, po ashtu nuk raportohet të ketë kolona të gjata të automjeteve.

Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika