Pritjet e gjata në kufi – Policia bën thirrje që të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare, përfshirë ato me Serbinë

Me anë të një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikat kufitare të Jarinjes, Bernjakut, Muqibabës dhe Mutivodës si pikat me më pak pritje gjatë kalimit të kufirit

Kolonat e gjata

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetetarëve që të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare, duke përfshirë edhe ato me Serbin,ë me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata.

Me anë të një njoftimi për media, nga policia kanë deklaruar se disa nga pikat që mund të shfrytëzohen nga qytetarët janë ajo e Jarinjes, Bernjakut, Muqibabës dhe Mutivodës.

“Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata,  Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa  në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thuhet në njoftim.

Kalimet nga pikat kufitare të Kosovës janë karakterizuar me pritje të gjata, njëherit edhe me kolona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika