Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e së martës ka njoftuar për kohëzgjatjen e pritjeve në disa nga pikat kufitare të Kosovës.
Në Merdarë, që nga ora 08:13 koha e pritjes për në hyrje është gjysmë ore, ndërsa, për në dalje është rreth një orë e gjysmë.
Te Dheu i Bardhë pritja e bashkatdhetarëve është rreth një orë, ndërsa, për në dalje është rreth 5 minuta.
Në Mutivodë, pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta, gjithashtu edhe në pikat kufitare të tjera, koha e pritjes është jo më shumë se 5 minuta.
Ndërkaq, sa u përket kolonave për dalje nga Kosova, nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë e ditur se janë afro 1 mijë metra kolonë në hyrjen e pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Kolona e veturave për në dalje te vendkalimi kufitar Merdarë është deri në 500 metra.
Po ashtu, raportohet se kolona ka edhe në hyrje në Vërmicë, ku paraqiten të jenë rreth 100 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.