Pritjet në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vetëm deri në 10 minuta

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e së martës kanë qenë të shkurtra, ndryshe nga ditët e tjera. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të pikave kufitare, Jarinje, Bërnjak, Merdare, Dheu i Bardhë e Muçibabë, pritjet janë vetëm 10 minuta

Ilustrim

Pritjet në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, për dallim nga ditët e tjera, të martën e dy gushtit nuk janë të gjata.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se pritjet për hyrje janë vetëm 10 minuta, në përjashtim të pikës kufitare në Jarinjë që raportohet të jetë deri në 20 minuta.

Edhe në dalje të pikave kufitare, pritjet nuk janë të gjata.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar në asnjë prej pikave kufitare nuk paraqiten kolona të automjeteve.

Gjendja në vendkalimet kufitare

Ndryshe, të hënën e një gushtit pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdar, pritjet në hyrje janë deri në një orë, ndërsa në dalje deri në 180 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës, si në Muçibabë, me 30 minuta pritje me 250 metra kolona.

Ndërkaq, të dielën e 31 korrikut, vendkalimet kufitare, Jarinjë e Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës, si pasojë e reciprocitetit të targave dhe atij të dokumenteve me Serbinë.

Këto dy pika kufitare janë liruar për qarkullim pasditën e së hënës pas heqjes së barrikadave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika