Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare të Dheu i Bardhë dhe Merdar po zgjasin deri në një orë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 09:30, kolona në Merdar është rreth 500 metra, ndërsa në Dheu i Bardhë arrin deri në 400 metra.
Në pikën kufitare të Jarinjes, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje, as për hyrje, as për dalje.