Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu i Bardhë, deri në gjysmë orë

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare janë shumë më të shkurtra sesa mbrëmjen e kaluar.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë, pritjet janë 20-30 minuta, derisa mbrëmë pritjet në këtë pikë kufitare, sipas kësaj qendre, kanë shkuar deri në tri orë.

Kolona të gjata gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në pikat e tjera kufitare, kurse sot kolonë më të gjatë ka në pikën kufitare në Gjilan- Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në një orë.

Derisa bëhet e ditur se pritjet në pikat e tjera kufitare shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në pikëkalimet kufitare, për shkak se shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugën për Kosovë, për t’i kaluar festat e fundvitit.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika