Prizren – Arrestohet një shtetas serb për dhënie ryshfeti

Një shtetas serb është arrestuar në Piranë të Prizrenit, sepse i njëjti dyshohet për dhënie ryshfeti.

Ilustrim

Është arrestuar një shtetas serb për dhënie ryshfeti në fshatin Piranë të komunës së Prizrenit.

Në këtë fshat, Policia ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Pasi është ndaluar, të dyshuarit i janë kërkuar dokumentet, ai bashkë me dokumente ka dhënë edhe një kartëmonedhë prej pesë eurove.

“I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.
Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, bazuar në nenin 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika