Problemet me ueb-faqet e komunave, MAPL del me njoftim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar rreth problemeve të ueb-faqeve të komunave ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe ministrit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për transferimin e sistemeve elektronike të teknologjisë informative në komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se në vitin 2018 ka dizajnuar 38 ueb faqe e komunave në bashkëpunim me projektin DEMOS dhe të implementuar nga kompania Cactus.

Në kuadër ueb-faqeve është krijuar mundësia për qasje online në të gjitha dokumentet e gjendjes civile, aplikimin për lejet ndërtimore, paraqitjen e kërkesave dhe shqetësimeve në fushën e sigurisë në bashkësi, si dhe transmetimin online të mbledhjeve të kuvendeve të komunave.

“Në vitin 2020 MAPL ka lidhur kontratë me kompaninë SPINP e cila kontratë është e vlefshme deri në vitin 2023.

Në vitin e kaluar kanë nisur të shfaqen probleme rreth mirëmbajtjes së ueb faqeve komunale, duke bërë kështu që komunat të ankohen dhe këtë vit vetëm sa kanë vazhduar problemet e tilla, si dhe ka pasur edhe pyetje nga mediat pikërisht për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Aktualisht, ueb faqet e komunave dhe ueb faqja e MAPL-së ballafaqohet me probleme të theksuara, sepse është e pamundur të hapen ueb faqet, sidomos pasdite dhe kjo pamundëson që zyrtarët për komunikim me publikun t’i postojnë me kohë aktivitetet e ndryshme.

“Për shkak të ankesave nga komunat, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe mediat me 9 qershor 2022, është mbajtur takimi i Kolegjiumit të IT-ve me ASHI-në ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Kompania SPINP, me ç’rast, në mes tjerash u diskutua edhe për problemet me Ueb Faqet komunale të cilat nuk janë në nivelin e duhur në kuptimin e funksionimit”

Në njoftimin e MAPL-së thuhet se përfaqësuesit e kompanisë kanë shpalosur arsyet e funksionimit të dobët të Ueb Faqeve duke sqaruar se bëhet fjalë për programim të vjetër.

MAPL për të siguruar qëndrueshmëri, stabilitet në funksionim dhe ndërveprim përmbajtjesor të sistemeve e shërbimeve elektronike është detyruar që së bashku me Ministeinë e Punëve të Brendshm të gjejnë një zgjidhje urgjente.

Lidhur me këtë, Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe Ministrit i MPB, Xhelal Sveçla kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për transferimin e sistemeve elektronike të teknologjisë informative në komuna.

“ASHI kanë nisur një proces të dizajnim për ueb faqet zyrtare të institucioneve në vend, për nivelin qendror, pas nënshkrimit të Marrëveshjes në këtë proces do të përfshihen edhe komunat”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika