Problemet në familje: Kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale?

Problemet në familje janë një problematikë e madhe për një pjesë enorme të popullsisë. E terapia në familje është një gjë jo shumë e praktikuar, e sidomos në vendin tonë





Në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini , e ftuar ishte psikologia Ibelinda Halili, e cila foli për konceptin e terapisë familjare.

Si terapi, Halili cilësoi se në dekadën e fundit ka dhënë një rezultat të jashtëzakonshme, e ky rezultat është mbështetur edhe nga studimet e gjetjet shkencore.

Problemet në familje në shumicën e kohës sipas psikologes vijnë nga problemet individuale të njërit prej anëtarëve të familjes, e ndihmë profesionale zakonisht kërkojnë anëtarët e shëndoshë të një familjeje.

Në vendin tonë sipas Halilit shumë probleme në familje vijnë si pasojë e standardeve të dyfishta, pasi ne në bazë të asaj se si na konvenon, herë bëhemi tradicionalë, e herë evropian.

Standarde këto që psikologia i vlerëson si të pashëndetshme, e që na dëmtojnë në gjenerata.

Problem i theksuar tek ne thotë psikologia, është edhe planifikimi familjar, që në shumë raste mungon.

“Sa më shumë që e planifikon famijen, aq më shumë do të investosh në mirëqënien e saj. Por familje nuk duhet të krijohet si pasojë e presionit shoqëror, duke thënë se dikush e ka bërë, e duhet ta bëj edhe unë“, ka thënë ajo.

Halili deklaron se një tjetër fakt që sjell probleme në familjet tona është fakti se prindërit janë vendimarrës për fëmijët e tyre, deri në pjekurinë e vonshme të fëmijëve, ku gjithcka për fëmijën është zgjedhje e pakontestueshme e prindërve.

Psikologia sugjeron që fëmijët të bëhen bashkëpjesëmarrës në të gjitha vendimet, jo të marrin vendime, por të paktën të pyeten dhe të dëgjohet përspektiva e tyre që nga momenti kur ata janë në gjendje të komunikojnë, pasi në shumë raste nuk pyeten as kur mbërrijnë në shkollën e mesme, e në raste tjera prindërit vendosin edhe drejtimin e studimit të fëmiut të tyre.

Halili shton se te ne nuk ekziston këshillimi në çifte para se të konceptohet familja, e sipas saj kjo bën që gabimet të jenë zingjirore.

Koha kur një person duhet të kërkojë ndihmë profesionale për familjen e tij sipas psikologes është momenti kur komunikimi është i pashëndetshëm, kur ka tendencë për ngritjen e zërit, etiketime mes anëtarëve, hedhje të faajit, kur ka hatërmbetje apo ikje nga përgjegjësi të dakorduara.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika