Ushqyerja shpesh mund të transformohet në një mekanizëm të cilin njeriu zgjedh për tu përballur me sfida të ndryshme siç është depresioni apo ankthi.
Nëse e gjeni veten të uritur gjatë gjithë kohës, atëherë arsyen dhe përgjigjen do ta gjeni duke lexuar në këtë artikull.
Stresi
Gjatë një situate stresuese, kortizoli e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është thuajse zero.
Kjo është arsyeja përse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqimin dhe kanë tendencën të shëndoshen.
Hipertiroidizmi
Nëse jeni të uritur gjatë gjithë kohës por nga ana tjetër po humbisni në peshë atëherë fajin e ka tiroidja.
Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone duke nxitur trazira në organizëm.
Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.
Ushqyerja e tepërt mund të nxisë mbipeshën ndërkohë që obeziteti mund të shumëfishojë ndjenjën e vazhdueshme të urisë.
Yndyrat e tepërta mund të rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme.
Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja më pas rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak pasojë që vazhdon gjatë gjithë kohës.
Dehidratimi
Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas.
Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja.
Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.
Pagjumësia
Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë.
Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të.