Procedohen afro shtatë milionë euro për bujqit

Të premten, Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se janë subvencionuar rreth shtatë milionë euro për 5 mijë e 715 bujq, ndërsa gjatë javës, janë proceduar mbi 12 milionë euro për 8 mijë e 806 bujq

Ilustrim

Të premten e 19 gushtit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se rreth shtatë milionë euro janë proceduar për subvencionim të 5 mijë e 715 bujqve.

Ndërsa, përgjatë javës, ministri ka thënë se janë proceduar mbi 12 milionë euro për 8 mijë e 806 bujq.

“E përmbyllim javën me 12,128,781.73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8,806 bujq, përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 për çdo kulturë bujqësore”, ka shkruar Peci në Facebook.

May be an image of 1 person and text that says "Vazhdojne pagesat pèr perfituesit e Programit per Pagesa Direkte Subvencione 2022! 5715 FERMERE 6,966,814.92€ Ministriae Bujqesisé Pylltarisẽ dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Sumarstva Ruralnog Razvoja Ministry Agriculture, Forestry and Rural Development"

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se “afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator”.

Ndërsa, pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date, si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika