Procesi i Berlinit, kryetemë e takimit Kurti – Sarrazin

Në takimin mes Kurtit dhe Sarrazinit që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, kryetemë diskutimit ishte ishte Procesi i Berlinit, siç njofton zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti ka takuar emisarin e posaçëm Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, kryetemë diskutimit ishte ishte Procesi i Berlinit, siç njofton zyra e Kryeministrit.

“Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit. Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.

Për këtë takim ka njoftuar edhe Rohde, i cili ka theksuar se në takim është diskutuar për Procesin e Berlinit dhe çështjet aktuale.

“Diskutim i mirë këtë mëngjes mes të dërguarit tonë në emisarin Manuel Sarrazin dhe kryeministrin Albin Kurti, në rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale”, ka shkruar Rohde.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika