Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

"Të gjithë ata persona që janë regjistruar gjatë kësaj kohe do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Ne presim që për një muaj e gjysmë të dalim me të dhëna preliminare".

Foto ilustruese

Duke qenë se të premten ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se ata persona që nuk janë regjistruar “nuk mund marrin shërbime nga shteti, nëse merret përvoja e shteteve të tjera”.

Sipas tij, misioni i ASK-së ka përfunduar, dhe brenda një muaj e gjysmë pritet ti publikojnë rezultatet preliminare.

“Të gjithë ata persona që janë regjistruar gjatë kësaj kohe do të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Ne presim që për një muaj e gjysmë të dalim me të dhëna preliminare. Kishim një takim këtë javë me përfaqësueses të komunave dhe një ndër pikat kyçe është nëse ka ndonjë ekonomi familje apo individë që ende nuk është regjistruar, për të cilën do qoftë arsye. Ata u deklaruan se mund të ketë ndonjë individë. Përndryshe ne kemi ngritur sistemim, që e kemi monitoruar nga qendra, që çdo objekt më shumë se katër metra katror është identifikuar që ka qenë regjistruesit aty së paku një herë deri në tri herë. Kështu ne menduam që të ketë vetëm një jave shtesë edhe me kërkesë të disa komunave që tu jepet mundësia secilit qytetar.

Ne si statistikë e kemi kryer mision tonë, janë institucione që ofrojnë shërbime, sigurisht nëse merret përvoja e shteteve tjera ata personat që janë pjesë e regjistrave, pjesë e sistemit, nuk besoj që mund të kenë benfite apo shërbime nga shteti nga institucionet”, ka thënë Kastrati në një prononcim për Radio Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika