Regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës duket se do të jetë sfida më e madhe gjatë këtij procesi që nuk ka ndodhur që nga 2011-ta.
Edhe kësaj radhe po bojkotohet nga komuniteti serbë e më e keqja edhe nga regjistruesit e trajnuar.
Ndonëse Agjencia e Statistikave të Kosovës tha se kanë regjistrues rezervë, televizioni ka mësuar se gjatë të hënës ka dhanë dorëheqje edhe një nga ta.
E se procesi në atë zonë nuk ka filluar ende e konfirmojnë edhe nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
“Jo hala sepse konkretisht nuk po i shohim në terren që kanë dal sepse qetash është thirrja për bojkotim edhe prej referendimit edhe tërheqja nga komisioni zgjedhor dhe ne po i shohim që po ka interesim por në momentin e fundit nuk do të befasohem edhe ata të largohen nga regjistrimet”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin – Kryesues i Kuvendit, Mitrovicë Veriore.
Pos thirrjes për bojkot nga partia më e madhe e komunitetit serb, Lista Serbe sipas analistit, Bransilav Krstiq, qytetarët serbë të Kosovës kanë hasur edhe në diskriminime në pyetjet.
Ai numëron disa nga to të supozuara.
“Brenda pyetjeve janë edhe viktimat edhe dëmet në vitin 1998 deri qershor 1999. Çka do të bëjnë me ato viktimat në pjesën e dytë të vitit 99 kur shumica e serbëve e kanë humb jetën atje. Do njerëz të armatosur kanë sulmuar pronat e serbëve. Kemi pas edhe në 2004 një incident tepër serioz i organizuar kur 50 mijë serb janë larguar nga Kosova”, ka deklaruar analisti, Branislav Krstiq.
Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian këtë bojkot e kanë quajtur për keqardhje duke theksuar nevojën për tu regjistruar ata qytetarë pasi sipas tyre do të ndihmonte në shpërndarjen e drejtë të resurseve, adresimin e nevojave konkrete të grupeve të ndryshme e të tjera.
Televizioni ka kërkuar përgjigje konkrete nga ASK për planin që kanë për të dal nga kjo situatë por mos përgjigjien e kanë arsyetuar me ditë feste.