Procesi i votimit në veri mbyllet pa incidente

Në 13 qendra votimesh të improvizuara në kontejnerë dhe gjashtë në qendrat e rregullta, këtë të diel u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Të njëjtat rezultuan të jenë të qeta dhe pa incidente, ndonëse me numër të ulët të pjesëmarrësve

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore është zhvilluar pa asnjë incident. Në orën 19:00 ka përfunduar afati për votim.

Të dielën e 23 prillit, qytetarët në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Situata aktuale ishte e qetë dhe gjithçka shkoi sipas planit të paraparë.

Pavarësisht situatës së qetë, qytetarët nuk është se e shfrytëzuan në numër të lartë të drejtën e tyre për të votuar.

Të drejtë vote kishin 45 mijë e 95 votues.

Gjatë tërë procesit zgjedhor nuk ka ndodhur ndonjë incident.

Policia e Kosovës ka qëndruar afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët kanë vëzhguar situatën nga afër.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Nga dhjetë kandidatë për këto poste në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb, pasi Lista Serbe dhe partitë e tjera më të vogla nga radhët e këtij komuniteti po i bojkotojnë zgjedhjet me kërkesën e Beogradit zyrtar.

Postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Në zgjedhjet lokale të 23 prillit, partia kryesore serbe, Lista Serbe, nuk mori pjesë.

Në garë për kryetar të komunës së Leposaviqit janë Albulena Behluli – Hetemi nga PDK, Aleksandër Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunën e Zubin Potokut, garës për kryetar të kësaj komune i janë futur Izmir Zeqiri nga PDK dhe Flatron Hasani nga LVV.

Në anën tjetër, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq –  kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga LVV, po garojnë për të parin e komunës së Zveçanit.

Kurse në Mitrovicë të Veriut po garojnë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK dhe Erden Atiq nga LVV.

Votimet për zgjedhjet në Kosovë zakonisht zhvillohen në shkolla.

Në veri, sipas KQZ-së, në të kaluarën janë hapur 44 qendra të votimit.

Por, në zgjedhjet e 23 prillit, të hapura ishin 19 qendra votimi, 13 prej të cilave ishin të vendosura në kontejnerë.

Hapja e qendrave të votimit në shumë shkolla, kësaj radhe, u bë e pamundur, pasi ato kontrollohen nga strukturat që punojnë sipas sistemit të Serbisë, i cili i kundërshton zgjedhjet.

Prandaj, KQZ-ja tha se qendrat alternative do të jenë në kontejnerë, që do të vendosen në lokacione të ndryshme në katër komunat në veri.

Më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.

Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS – Republika e Kosovës.

Dorëheqjet kolektive krijuan vakum institucional dhe bënë që mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të caktohej fillimisht për datën 18 dhjetor të po atij viti.

Procesi në këtë datë u anulua pas rritjes së tensioneve në veri. Grupe të serbëve lokalë sulmuan më 6 dhjetor zyrtarët zgjedhorë në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, të cilët po përgatisnin mbajtjen e zgjedhjeve.

Tensionet vazhduan dhe kulmuan me disa incidente me armë zjarri dhe me vendosjen e barrikadave në rrugët që çonin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Barrikadat u vendosën pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i akuzuar për sulm kundër zyrtarëve zgjedhorë. Ato u hoqën pas disa javësh, përkatësisht pasi Pantiqit iu ndryshua masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, arritën marrëveshje për çështjen e targave. Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte vendimi për shoferët që kanë makina me targa ilegale serbe, ndërsa Serbia u pajtua të mos lëshonte më targa me emërtime për qytetet e Kosovës, sikurse KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtinë) e të ngjashme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika