Procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Të martën e 10 majit nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 12:30, ku përfaqësues nga pozita dhe opozita do të ulen në tavolinë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Enkelejd Alibeaj, pasditen e së hënës ka konfirmuar se opozita, përkatësisht Partia Demokratike (PD) do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve.

Përfaqësues të opozitës në këtë mbledhje do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.

Ditë më parë opozita ka prezantuar një draft, në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e presidentit të ri dhe si duhet vepruar raund pas raundi.

Pikërisht për këtë çështje pritet të diskutohet këtë të martë.

Pavarësisht se i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme presidentin e vendit, Partia Socialiste (PS) ka shprehur gatishmërinë e saj për të dëgjuar në tryezë përfaqësuesit e opozitës parlamentare si dhe shoqërinë civile.

Ndërsa, prej javësh është krijuar një “zhurmë” presidenciale me emra, propozime dhe supozime, por ende nuk ka një emër zyrtar si kandidat për t’i zënë vendin Ilir Metës, i cili përfundon mandatin në muajin korrik.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika