Producenti Zogjani: “Pilivesa” u sakrifikua për projektin e Hazir Hazirit

Producenti, Alban Zogjani, ka akuzuar këshillin drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), në krye me Xhejlane Tërbunjën, se nuk kanë njohuri mbi kornizën ligjore në vendimin e tyre për anulimin e subvencionimit të filmit

Producenti i projektit filmik “Pilivesa”, Alban Zogjani

Producenti i projektit filmik “Pilivesa”, Alban Zogjani, përveç që akuzon këshillin drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), në krye me Xhejlane Tërbunjën, se me vendimin për anulim të subvencionimit nuk kanë njohuri mbi kornizën ligjore, ai, në një intervistë për Kiks Kosovën, ka ngritur dyshimet se në këtë vendim kishte ndikuar edhe një palë e tretë.

Bislim Bislimi, i cili përmendet nga producenti Zogjani, është udhëheqës i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit, në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Sipas Zogjanit, Bislimi nuk ka asgjë të shkruar për këshillimin e tij juridik që producenti pretendon se i dha këshillit drejtues anipse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mund të bëjë interpretime ligjore për institucionet e saj vartëse, në këtë rast për QKK-në.

Kiksi ka provuar të marrë një përgjigje nga Bislimi, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Anulimi i vendimit për përkrahjen e projektit “Pilivesa”, sipas Zogjanit, u bë që të lirohej vendi dhe kësisoj të futet projekti i cili kishte mbetur jashtë listës së pesë fituesve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika