Produktiv takimi Kurti – O’Brien, thotë Hovenier

"Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti"

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka takuar të mërkurën me kryeministrin, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë takim ka shkruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili e cilësoi si produktiv dhe theksoi se pret që, Kosova e Serbia t’i përmbushim obligimet e tyre në kuadër të dialogut.

“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në X.

Në një postim në platformën X, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, ka shkruar ai në X.

Kryeministri Kurti dhe O’Brien kanë zhvilluar takimin këtë të mërkurë gjatë qëndrimit në Gjermani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika