“Profa” ironizon me Batatinen: Dikush mendon se futbolli është tenis

Sipas trajnerit Bylbyl Sokoli, deklarimet e Batatinës se ai nuk ka humbur prej dhjetë vjetësh ndaj tij, janë të pa-komentueshme, madje deklarimet e tij Sokoli i ka quajtur edhe ''zbritje'' të nivelit

Profesori dhe trajneri i futbollit, Sokol Bylbyli, ka ironizuar me trajnerin Tahir Batatina, kur ky i fundit në një intervistë kishte deklaruar se edhe po ta kishte humbur ndeshjen nuk do të ishte mërzitur por, do të ishte mërzitur po ta humbte serinë pozitive ndaj trajnerit, Bylbyl Sokolit.

”Që 10 vite as një ndeshje se kam humbur ndaj tij, kjo ka qenë dilema ma e madhe e imja që mos ta humbi këtë takim dhe ta mbaj të pa mposhtur ndaj një trajneri që mendon që është trajner i mirë”, kishte thënë Batatina.

Profesori ka thënë se Batatina mendon që futbolli është një lojë e tenisit që luajnë dy persona.

“Nuk merrem me këso deklaratash se e zbresin nivelin e deklaratave në rangun shumë të ulët. Nuk ja vlen ta komentojmë”, ka deklaruar Sokoli.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika