Profesoresha u del në mbështetje studentëve që po protestojnë kundër ngacmimeve seksuale në UP

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, njëherësh deputete e AAK-së, Albena Reshitaj i ka dal në mbështetje studentëve që po protestojnë kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, njëherësh deputete e AAK-së, Albena Reshitaj i ka dal në mbështetje studentëve që po protestojnë kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Ajo duke hyrë në Këshillin e Etikës së UP-së, në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, tha se ka përcjellë me shqetësim raportimin e 27 studenteve të UP-së për ngacmim seksual nga profesori Xhevat Krasniqi.

“Kam ardhur sot të mbështes të gjitha viktimat e ngacmimit seksual sidomos në Universitetin e Prishtinës, të gjitha viktimat dhe shantazhimet që ndodhin në këtë tempull të dijes dhe për të luftuar së bashku me të gjithë ju, profesorët, profesoreshat dhe studentët e UP-së këto fenomene, të cilat në të kaluarën janë mbuluar dhe po shihen rezultatet. Këto fenomene nuk duhet mbuluar dhe heshtur. Heshtja është aprovim i së keqes dhe ata që heshtin janë pjesë e krimit”, tha Reshitaj, raporton EO.

Ajo shtoi se duhet mbështetur guximi i atyre studenteve që kanë raportuar ngacmimet seksuale, teksa i bëri thirrje Këshillit të Etikës të ndalojë degradimin e personalitetit të studentëve, pasi UP duhet t’i mbrojë studentët.

Ndërsa, teksa po zhvillohet protestë tek dyert e UP-së,  Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po mban mbledhje në të cilën po dëshmojnë tri studente të cilat janë në mesin e rreth 27 vajzave që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Këshilli i Etikës së UP-së përbëhet nga katër anëtarë burra: Izet Morina, Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezart Galica.

Mbledhja është e hapur për media, mirëpo është kërkuar që për shkak të konfidencialitetit të dëshmitareve që janë duke dëshmuar aktualisht, mediat të mos marrin pamje.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika