Profesori amerikan – Lajçakut: Pse Vuçiq nuk u distancua nga sulmi terrorist në veri

Profesori amerikan, Edward Joseph ka pyetur Miroslav Lajçakun, se pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është distancuar nga sulmi terrorist në veri

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë forumit 2BS” në Mal të Zi, është gjetur përballë disa pyetjeve nga profesori amerikan, Edward, Joseph.

Joseph ka pyetur Lajçakun, se pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është distancuar nga sulmi terrorist në veri.

Ai ka ka sugjeruar që SHBA-ja dhe BE-ja të bëjnë presion ndaj Beogradit që të zgjedhë përfundimisht Perëndimin, duke i paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””.

Lidhur me këtë, Lajçak ka theksuar hetimi ndëkrombëtar është duke vazhduar dhe pas përfundimit dhe daljes së fakteve, shtetet anëtare do të dalin me një qëndrim.

“Kjo situatë është në qendër të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare po diskutojnë dhe është në domenin e shteteve anëtarë që të vendosin se a është mjaft apo jo. Nëse kjo është mjaftueshëm që të merren përfundime. Hetimet po vazhdojnë, ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë dhe sigurisht shtetet anëtare kanë bërë të ditur se sapo t’i kemi faktet do të dalim me përfundime”, deklaroi Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika