Profesori amerikan: Putin ka një aleat në Ballkan dhe ai është Vuçiq

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se Vladimir Putin e ka një aleat në Ballkanin Perëndior dhe se ai është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Vladimir Putini, presidenti i Rusisë dhe Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë

Specialisti i politikës së jashtme, Edward P. Joseph, në një intervistë për The Geopost, ka folur për ndikimin rus në Evropë, situatën në Ballkan dhe luftën në Ukrainë.

Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin rus në këtë rajon, Joseph vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është aleat i Vladimir Putinit dhe punon me të njëjtën agjendë.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

“Ai (Putini) ka një aleat që e ndihmon ta realizojë agjendën dhe ai aleat nuk është Serbia, është presidenti Aleksandar Vuçiq që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por, tani e shohim me qartësi pas pushtimit rus, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën agjendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për ta ndarë Evropën”, tha Joseph për The Geopost.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Joseph, nuk do të ketë sukses përderisa janë pesë vende të tjera në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Serbia nuk ka interes për zgjidhjen e këtij problemi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika